
City dështon ta mund vendin e parafundit në Premier Ligë

Manchester City ka barazuar sonte në Etihad Stadium kundër West Brom, duke vazhduar startin e dobët të kësaj skuadre në Premier Ligë sivjet. Ky është barazimi i dytë i City brenda katër dite dhe vije pas barazimit në derbi kundër Manchester United
Manchester City është njëra prej skuadrave të tjera që i bashkohet Unitedit dhe Arsenalit për një start të dobët në Premier Ligë sivjet.
Pasi barazuan me rezultat 0-0 në derbin e Manchesterit të shtunën e kaluar, Manchester City ka barazuar sonte edhe me West Bromwich Albion, skuadrën e parafundit në Premier Ligën angleze.
Skuadra e Pep Guardiolës e dominoi këtë ndeshje që nga fillimi i saj dhe vazhdimisht sulmoi, por goli erdhi në minutën e 30-të nga Gundogan që u asistua nga Sterling.
Megjithatë, barazimi do të vinte në minutën 43-të te pjesës së parë dhe derisa u mendua që atë e shënoi Ajayi, rezultoi që goli ishte një autogol i shënuar nga Dias.
Në pjesën e dytë Manchester sulmoi për 45 minuta dhe e kishte posedimin e topit por goli për skuadrën e Pep Guardiolës nuk erdhi.
Por, meritë për këtë barazim të West Brom pa dyshim që kishte portieri Johnstones që bëri pritje të mahnitshme në fund të ndeshjes.
Barazimi dërgon skuadrën e City në vendin e 6 me 20 pikë, kurse West Brom merr pikën e shtatë sivjet në luftën e tyre për ekzistencë në Premier Ligë këtë sezon.
(Kosova Sot Online)