
Lexoni edhe:
Një person gjendet i vdekur në mes të rrugës në Prishtinë
Juventusi ka barazuar në shtëpi me Atalantan 1-1. Chiesa shënoi për Juventusin në pjesën e parë derisa rezultatin e barazoi Freuler në pjesën e dytë. Ronaldo humbi penallti në këtë ndeshje, derisa Atalanta ishte shumë afër për ta fituar atë
Juventus ka barazuar sonte në Torino kundër Atalantas me rezultat 1-1.
Ishte një ndeshje interesante kjo sonte, me të dyja skuadrat që krijuan shumë raste por që nuk arritën që t’i shndërrojnë ato në gol.
Një person gjendet i vdekur në mes të rrugës në PrishtinëLexoni edhe:
Juventusi vije në epërsi me një gol të bukur të Chiesas në minutën e 29-të te ndeshjes.
Me këtë gol do të përfundonte edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Atalanta ishte shumë e mirë dhe vazhdimisht sulmonte portën kundërshtare.
Ata e arrin golin e barazimit, po ashtu me një supergol në minutën e 57-të, nga Freuler.
Juventusi do të mund të kalonte në epërsi në këtë ndeshje, po qe së nga penalltia do të shënonte Cristiano Ronaldo në minutën e 61-të.
Por, portier Gollini arriti që ta kapte goditjen e Ronaldos.
Në pjesën në vazhdim të dy skuadrat kishin raste ideale për shënim, sidomos Atalanta por që nuk shënuan.
Barazimi ngrit në vendin e tretë Juventusin me 24 pikë kurse Atalanta ngritët një pozitë me lartë, në të tetën me 18 pikë.
(Kosova Sot Online)