Veprimi më i shëmtuar që mund të bëhet nga një futbollist, Alba e qorron Januzajn

  • A.P /
  • 17 December 2020 - 18:36
Veprimi më i shëmtuar që mund të bëhet nga një futbollist, Alba e qorron Januzajn

Jordi Alba ka përfunduar në futbollistin më të kritikuar në rrjetet sociale.

Të mërkurën mbrëma, në Camp Nou, ku Barcelona e mposhti 2-1 Real Sociedadin, Jordi Alba bëri një veprim aspak, ama aspak sportiv.

Ai që e pësoi nga veprimi i Albës është  shqiptari, Adnan Januzaj.

Në fund të pjesës së parë, Januzaj mori një goditje me tok në kokë shumë, shumë të fortë nga Jordi Alba që pa asnjë dyshim, dukej e qëllimshme.

Ai është kritikuar nga fansa të shumtë në rrjetet sociale për veprimin aspak sportiv.

(Kosova Sot Online)