
Roma fiton dhe ngjitet në vendin e katër

Roma ka shënuar fitore prej 3-1 kundër Torinos për të kaluar në vendin e katër në Serie A. Skuadra e Romës luajti me një lojtarë më shumë për 75 minuta pasi që në minutën e 14-të nga loja me të kuq u përjashtua Singo. Vojvoda luajti për 90 minuta në këtë ndeshje, kurse për Romën për 45 minuta luajti në pjesën e dytë edhe Kumbulla
Roma ka fituar një ndeshje të rëndësishme sonte duke u ngjitur kështu në vendin e katër të Serie A italiane.
Ndeshja filloi e baraspeshuar me të dyja skuadrat që patën mundësi të mira për shënim, por gjërat për skuadrën e Torinos u vështirësuan kur me karton të kuq u ndëshkua Singo në minutën e 14-të.
Roma shënoi golin e parë në minutën e 27-të dhe ishte një gol i bukur i shënuar nga Henrick Mkhitaryan.
Veretout shënoi golin e dytë në minutën e 43-të te ndeshjes, e që ishte një gol i shënuar nga penalltia.
Me rezultat 2-0 përfundojë pjesa e parë.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola.
Fillimisht shënoi Roma , golin e tretë në minutën e 68-të të ndeshjes me Lucas Pellegrinin.
Torino do të ringjallej dhe do të luante më mirë në pjesën tjetër të ndeshjes derisa Belotti do të shënonte gol në minutën e 73-të.
Me këtë fitore Roma kalon në vendin e katër me 24 pikë kurse Torino mbetet në vendin e parafundit me vetëm 6 pikë.
(Kosova Sot Online)