Ky Arsenal i tmerrshëm duhet t’i shet këta lojtarë dhe të blen më të mirë

  • A.P /
  • 21 December 2020 - 23:33
Ky Arsenal i tmerrshëm duhet t’i shet këta lojtarë dhe të blen më të mirë

Portieri legjendar i Gunners, David Seamn ka pranuar se rezultatet duhet të përmirësohen nga skuadra nga Londra Veriore. Afati i janarit është një mundësi

Forma e “tmerrshme” e Arsenalit ka filluar të bëhet e papranueshme, thotë David Seaman, me Gunners që duhet t’i kthehen fitoreve kurse trajneri Arteta duhet të fillojë të shes e të blejë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Fillimi i sezonit 2020-21 duhet të jetë për t’u harruar nga klubi nga Londra Veriore të cilët janë në vendin e 15-të, katër pikë nga zona e rënies në ligë.

“Më pëlqen si flet kurse shokët e mijë me kanë thënë se ai ka një sistem shumë të mirë gjatë stërvitjeve”, ka thënë Seaman kur është pyetur për Artetan, për të cilin ai thotë se nuk bën që të largohet.

“Për mua, ai ka nevojë të qendrojë në klub dhe të përkrahet në sjelljen e lojtarëve që ai dëshiron”.

“Për momentin, ka shumë pak lojtar në Arsenal që mund të rrinë, të tjerët duhet të shiten dhe të bëhet një fond gati për blerjen e lojtarëve më të mirë”.

(Kosova Sot Online)