Thaçi, më i miri në Superligën e Kosovës për vitin 2020

  • A.P /
  • 23 December 2020 - 18:32
Thaçi, më i miri në Superligën e Kosovës për vitin 2020

Federata e Futbollit të Kosovën po ndanë çmimet për më të mirët për vitin 2020.

Për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19, nuk do të ketë gala mbrëmje me mysafirë tjerë, por të pranishëm do të jenë vetëm anëtarët e KE-së dhe “Laureatët e Vitit 2020”.

Radha ishte për futbollistin më të mirë në Superligën e Kosovës për vitin 2020.

Armend Thaci, mbrojtësi i djathtë i FC Ballkani, u shpërblye si më i miri për vitin që po lëmë pas.

“Është një vlerësim i madh që në mesin e gjithë këtyre futbollistëve të zgjedhem më i miri dhe është një motiv që të punoj dhe shpresoj 2021 të jetë më i mirë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)