Mesazhi i Mërgim Vojvodës pasi u shpall më i miri i Kosovës për vitin 2020

  • A.P /
  • 23 December 2020 - 18:59
Mesazhi i Mërgim Vojvodës pasi u shpall më i miri i Kosovës për vitin 2020

Mërgim Vojvoda është shpallur më i miri nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Federata e Futbollit të Kosovën ka ndarë çmimet për Laureatët e vitit 2020.

Futbollisti më i mirë i Kosovës u shpall Mërgim Vojvodën.

Vojvoda ka qenë fantastik gjatë gjithë vitit me Kombëtaren e Kosovës dhe në fund puna e madhe iu shpërblye.

Në pamundësi për të qenë i pranishëm në Kosovë, për shkak të COVID-19, ai përmes një video nga Italia, nga Torino, u shpreh shumë i lumtur dhe falënderoi ata që e shpërblyen.

“Po e mbyllin vitin në mënyrë të vështirë në nivelin futbollistik. Shpresoj që viti tjetër të na gjejë me suksesin më të madh pasi e meritojnë të gjithë”, deklaroi ylli i Torinos.

“Dua t’i falënderoj bashkëlojtarët dhe trajnerët që kanë punuar me mua. Kjo është Kosova, jemi një, ju dua”, shtoi mbrojtësi drenicas. 

(Kosova Sot Online)