Reali vuan, por në fund merr tri pikë

  • A.P /
  • 23 December 2020 - 21:50
Reali vuan, por në fund merr tri pikë

Real Madridi e ka mundur 2-0 Granadën në “Alfredo di Stefano”.

Real Madridi ka marrë tri pikë të vështira në La Liga.

Në Alfredo Di Stefano, Reali e mundi 2-0 Granadën me golin e qetësisë që erdhi në minutën e 93-të me anë të Karim Benzemas, derisa për 1-0 kishte shënuar Casemiro në minutën e 57-të.

Pas kësaj fitore, Reali ka shkuar në kuotën e 32 pikëve, aq sa Atletico Madridi në vendin e parë, por që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

(Kosova Sot Online)