
Milani fiton me një gol në fund të ndeshjes

Tri pikë të arta nga koka e Theo Hernandez në fund të ndeshjes, Milani e ka mposhtur 3-2 Lazion.
Milani e ka mbyllur vitin 2020 me fitore.
Të besuarit e Stefano Piolit nuk e kanë lëshuar kreun në Serie A para pushimit dimëror, duke marrë tri pikë të arta në shtëpi pas fitores së vështirë kundër Lazios.
Gjithçka ishte e barabartë deri në minutën e 92-të, kur në skenë doli Theo Hernandez për të shënuar golin e tri pikëve, për rezultatin 3-2.
Golat tjerë për Milanin i shënaun Ante Rebic për 1-0 në minutën e 10-të, golin hapës të ndeshjes, kurse për 2-0 realizoi Calhanoglu, në minutën e 15-të.
Lazio reagoi duke barazuar rezultatin me anë të Albertos në minutën e 28’ dhe Ciro Immobile në atë të 59’.
Pas këtyre tri pikëve, Milani sërish mbetet lider në Serie A me 34 pikë dhe mbylli vitin 2020 siç është më së miri.
(Kosova Sot Online)