
Cavani e Martial e kualifikojnë Unitedin në gjysmëfinale të Kupës

Manchester United është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Ligës.
Edinson Cavani dhe Anthony Martial shkëlqyen për “Djajtë e Kuq” në fitoren 2-0 kundër Evertonit.
United të dy golat i shënoi në fund të takimit.
Cavani realizoi golin e epërsisë në minutën e 88’, derisa në atë të 96-të, në shtesë, Martial vulosi kualifikimin e Man United në gjysmëfinale të Kupës së Ligës,
(Kosova Sot Online)