
Nuk ishte dita për Eden Hazardin

Zinedine Zidane nuk i ka dhënë asnjë minutë Eden Hazadit.
Belgu u rikthye nga dëmtimi të mërkurën mbrëma në ndeshjen kundër Granandës, të cilën e fitoi Real Madridi me vështirësi, 2-0.
Pikërisht për shkak të ndeshjes së tensionuar, Zidane tha se preferoi që mos të rrezikojë sepse Eden ka nevojë të rikthehet në fushë dalëngadalë.
“Nuk e konsiderova të përshtatshme që ai të luajë sepse në fund të fundit ishte një lojë e vështirë. Ju duhet të bëni gjëra në këtë moment dhe unë nuk doja të rrezikoja me të. Ne do të pushojmë, dhe pak nga pak ai do të bashkohet me ekipin”.
(Kosova Sot Online)