Ende s’ka njoftim nga PSG-ja, por Mbappe e zyrtarizon shkarkimin e Tuchel

  • A.P /
  • 24 December 2020 - 22:51
Ende s’ka njoftim nga PSG-ja, por Mbappe e zyrtarizon shkarkimin e Tuchel

PSG nuk ka dalë me deklaratë zyrtare për shkarkimin e trajnerit Thomas Tuchel, por duket se gjithçka është kryer. Drejtimin e skuadrës do ta marrë Mauricio Pochettino, ndërsa sulmuesi Kylian Mbappe ka falënderuar ish-teknikun e tij.

Ani pse PSG ende s’e ka konfirmuar në faqen zyrtare, Mbappe përmes një postimi në Instagram zbulon se çdo gjë ka marrë fund.

“Fatkeqësisht është ligji i futbollit, por askush nuk do të harrojë këtu. Ti ke shkruajtur një pjesë fantastike të historisë së klubit dhe unë të them faleminderit trajner”, – shkruan sulmuesi.

Tuchel ka pasur përplasje të forta me drejtorin Leonardo.

Marrëdhënia e tyre ishte krejtësisht e krisur dhe nuk kishin komunikim mes tyre.

(Kosova Sot Online)