
Talenti i Arsenalit insiston se nuk ishte rastësi goli i bukur kundër Chelseat

Bukayo Saka ishte njëri prej realizuesve në derbin e Londrës mes Arsenalit dhe Chelseat.
Ai shënoi një gol shumë të bukur për Topçinjtë, pak minuta pas Granit Xhakës.
Mënyra se si realizoi, u duk sikur Saka po harkonte, por ai insiston se e mendoi të shënojë në atë mënyrë.
“E pash se kishte lëshuar shumë portën dhe mendova se mund ta befasojë atë”, u shpreh Saka.
“Po luajmë më mirë, po rritemi së bashku – duam t’i bëjmë fansat të lumtur”.
(Kosova Sot Online)