Numër rekord rastesh me koronavirus në klubet e Premierligës

  • A.P /
  • 29 December 2020 - 16:05
Numër rekord rastesh me koronavirus në klubet e Premierligës

Është shënuar një numër rekord i rasteve pozitive me koronavirus në klubet e Premierligës, në rundin e fundit të testimit të martën, njofton liga elitare angleze.

Janë shënuar 18 raste pozitive në mesin e lojtarëve dhe stafit në klubet e Premierligës, që është numër rekord deri tani këtë sezon.

Në përgjithësi, në rundin e fundit nga 21 deri më 27 dhjetor u testuan 1.479 lojtarë dhe anëtarë stafi, 18 prej të cilëve dolën pozitivë dhe u vetizoluan.

Ndeshja e djeshme mes Evertonit dhe Manchester City u shty për shkak të përhapjes së madhe të rasteve me COVID-19 në skuadrën e City. 

(Kosova Sot Online)