Kalimi i Haaland në Barcelonë – Fake News

  • A.P /
  • 31 December 2020 - 19:49
Kalimi i Haaland në Barcelonë – Fake News

Sulmuesi norvegjez është njëri prej talenteve me premtues në botën e futbollit dhe një kandidat për President i Barcelonës e dëshiron atë

Mino Raiola i ka quajtur “pollavra” lajmet se ka një marrëveshje me një kandidat presidencial të Barcelonës për ta marrë Erling Haaland në Camp Nou.

Haaland është në sezonin e parë të plotë në Borussia Dortmund por edhe për gjysmë sezoni kishte ndikim të madh në Signal Iduna Park, derisa tash ai lidhet me kalim në disa gjigant europian.

Skuadra si Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Real Madrid janë lidhur me një kalim të tij, kurse kandidati presidencial i Barcelonës, Emili Rousaud ka thënë se nënshkrimi me Haaland është prioritet i tij.

Josep Maria Minguella, që është këshilltar i Rousaud pretendon se ka bazë që kjo marrëveshje do të ndodh.

“Ne i dimë të gjitha kushtet dhe nëse ne fitojmë, ditën tjetër do ta telefonojmë Mino Raiolan dhe ne do t’i pranojmë këto kushte. Unë ia kam dhënë këto kushte”, citohet të këtë thënë Minguella për AS. “Ne kemi një projekt me klas botëror sportiv që nuk do ta tregojmë për momentin, por Emili Rousaud ka një plan që do ta kthej këtë situatë të keqe të Barcelonës në dobi të saj”.

Raiola është kontaktuar nga Sport1 dhe ai ka thënë se këto raporte “janë lajme të rreme” dhe që ai kurrë nuk ka biseduar me kandidatin për president të Barcelonës.

“Fake Neës! (Lajm i rrem)”, ka thënë Raiola. “Nuk kam biseduar me asnjë kandidat presidencial të Barcelonës për Haaland apo me ndonjë klient tjetër dhe nuk do ta bëj për momentin”.

“Nëse do të këtë një president të Barcelonës të zgjedhur në janar do të me telefonojë mua”.

Komentet e Raiola duken mjaft të qarta, por Minguella thotë se ai ka zhvilluar bisedime me agjentin dhe jo me kandidatin presidencial.

Në këtë rast është e vërtetë që Raiola nuk ka folur me Rousaud por kjo nuk do të thotë se nuk ka bazë për të ndodhur një marrëveshje që do ta shtynte fituesin e zgjedhjeve.

Spekulimet nuk do ta kënaqin Dortmundin, pasi që ata janë duke shikuar që të drejtojnë më mirë anijen pas humbjes se fundit 5-1 kundër Stuttgartit dhe largimit të Lucien Favre.

Klubi shpreson që Vitin e Ri ta shohim rikthimin e Haaland të rikthyer nga lëndimi në kofshë.

Dortmund pritet të kthehet në fushë më 3 janar kundër Wolfsburgut derisa janë në vendin e pestë në Bundesliga dhe kanë tetë pikë më pak se liderët e Bundesligës, Bayern Munchen.


(Kosova Sot Online)