Maitland-Niles do të largohet nga Arsenali më 2021

  • A.P /
  • 31 December 2020 - 20:00
Maitland-Niles do të largohet nga Arsenali më 2021

Mesfushori i Anglisë deshi të largohet nga Emirates Stadium gjatë verës së kaluar por tani qëndrimi i tij mund të ndryshojë

Ainsley Maitland-Niles “do të largohet në verë”, ka thënë Kevin Campbell, me Arsenalin që i është tërhequr vërejtja që loja me mesfushorin 23 vjeçar “nuk do të zgjat shumë”.

“Mendoj se ai do ta shtyjë përpara largimin nga skuadra në verë”, ka thënë ish sulmuesi i Gunners, Campbell për Football Insider.

“Edhe pse ai e dëshiron klubin, tani ai luan edhe për Anglinë-ai dëshiron minuta të luajtura”.

“Nuk ka kuptim ta duash klubin dhe të jesh pjesërisht lojtar i tij. Duhet ta tregoni se ju mund të paraqiteni në disa ndeshje që të ftohesh nga Anglia dhe këtë nuk e arrin duke qenë në bankë…”.

“Kjo nuk do të zgjat shumë”.

Campbell ishte detyruar që të ndryshonte mendimet e tij për një javë, me ish sulmuesin e Arsenalit që kishte thënë se Arteta bëri gjithçka që mos ta lejojë largimin e Maitland-Niles nga skuadra e tij.

“Kam dëgjuar se Arteta është përpjekur për ta bindur atë të qendrojë dhe të nënshkruajë kontratë të rej për shkak se tash ai luan për Anglinë”, kishte thënë Campbell për Football Insider në fillim të dhjetorit.

“Cili klub e lejon një lojtarë të një kombëtare si Angli të largohet? Ju nuk e bëni këtë”.

“Ai dëshiron të luajë, natyrisht ai dëshiron por ne e dimë që futbolli është një ndeshje grupore. AI dëshiron të luajë si mesfushorë qendrorë kurse ata kanë blerë Partey për të luajtur aty”.

“Maitland-Niles është lojtar i mirë por nuk është Partey, kjo është e sigurt”.

“Ai ka fizik të mirë, është i fuqishëm dhe mund të shënojë aq qetë një penallti sa ju çuditeni. Ai ka shumë pluse mbi supe. Ai mund të luajë në disa pozita dhe çdo skuadër do të kishte nevojë për një lojtar të tillë dhe kur ke një lojtar të tillë duhet ta lejoni të luan sa më shumë”.

(Kosova Sot Online)