
Manchester synon fitore kundër Aston Villës, që të barazohet me pikë

Manchester United e nis sonte Vitin e Ri me një ndeshje që do ta luanë në Old Trafford kundër Aston Villës
United për momentin ka 30 pikë dhe është në vendin e dytë pas 15 ndeshjeve të luajtura dhe në rast fitoreje sonte do të bënte 33 pikë, aq sa ka Liverpool në vendin e parë.
Për këtë Ole Gunnar Solskjaer ka startuar me një formacion sulmues ku nga minuta e parë ka startuar Bruno Fernandes, Martial dhe Rashford.
Në anën tjetër, edhe Aston Villa ka pasur një formë të mirë dhe për momentin është në vendin e 5-të me 26 pikë dhe sigurisht që do të kërkojnë edhe ata fitore sonte.
(Kosova Sot Online)