Inter 2:2 Crotone, dy gola të tjerë të shpejtë në San Siro

  • A.P /
  • 03 January 2021 - 13:16
Inter 2:2 Crotone, dy gola të tjerë të shpejtë në San Siro

Crotone nuk e lejoi Interin ta shijojë epërsinë duke e barazuar në 2:2 rezultatin në ndeshjen e parë të Serie A këtë vit, e cila është duke u zhvilluar momentalisht në San Siro.

Lautaro Martinez shënoi për 2:1 në minutën e 31-të.

Argjentinasi realizoi në portën boshe pas një asistimi nga Nicolo Barella në një aksion të rrjedhshëm të Interit.

Dy ishte goli i dytë i Lautaros në këtë takim.

Por vetëm pesë minuta më vonë, Crotone fitoi penallti pas një ndërhyrjeje të palejuar të Arturo Vidalit në zonë.

Valmidir Golemic shënoi nga pika e bardhë për 2:2.

(Kosova Sot Online)