Futbollisti i Juventusit rezulton pozitiv me COVID-19

  • A.P /
  • 04 January 2021 - 19:34
Futbollisti i Juventusit rezulton pozitiv me COVID-19

Alex Sandro ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testet e kryera së fundmi te Juventusi.

Është e konfirmuar. Alex Sandro ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe do të humbasë ndeshjen e së mërkurës me Milanin.

Lajmin e bëri të ditur vet klubi në faqen zyrtare.

Lojtari është vet izoluar menjëherë gjendja e tij shëndetësore është e mirë “pavarësisht simptomave të lehta”. 

(Kosova Sot Online)