Sampdoria “shokon” Interin, Neruazzurët dështojnë në “Luigi Ferraris”

  • A.P /
  • 06 January 2021 - 17:23
Sampdoria “shokon” Interin, Neruazzurët dështojnë në “Luigi Ferraris”

Kanë përfunduar disa nga ndeshjet e ditës së sotme në Serie A.

Inter është mposhtur nga Sampdoria duke bërë një hap mbrapa në luftën për kreun.

Rezultati përfundimtar i kësaj sfide ishte 2 me 1 për vendasit. Candreva nga penalltia dhe Keita Balde realizuan për Samdorian, kurse De Vrij shënoi golin e vetëm për Interin.

Roma ka triumfuar me rezultat 1 me 3 ndaj Crotones, kurse Lazio e mposhti në shtëpi Fiorentinën me rezultat 2 me 1, në një ndeshje ku nuk pati minuta për Vedat Muriqin.

(Kosova Sot Online)