City në finale të Carabao Cup, përballet me Tottenhamit

  • A.P /
  • 06 January 2021 - 22:43
City në finale të Carabao Cup, përballet me Tottenhamit

Manchester City e ka mundur me rezultat 0-2  Manchester Unitedin për të kaluar në finale të Carabao Cup për herë të pestë me radhë. Në finale skuadra e Pep Guardiolës do të përballet me Tottenhamin e Jose Mourinhos që kanë 13 vite pa fituar ndonjë trofe në Angli dhe jashtë Anglisë

Manchester City e ka arritur për herë të pestë rresht finalen e Carabao Cup duke mposhtur rivalin e qytetin Manchester United me rezultat 0-2.

Që nga fillimi i kësaj ndeshje Manchester City e kontrolloj ndeshjen dhe kishte më shumë posedimin e topit për 66 për qind se sa United.

Në pjesën e parë ndeshja ishte me barazpeshuar, me City që kontrollonte ndeshjen në mesfushë kurse United përpiqej që të kundërsulmonte.

Pjesa e parë përfundojë me rezultat të barabartë 0-0.

Në pjesën e dytë City përsëri e kishte posedimin dhe të goli erdhi pas një krosimi ku në zonë më se miri i gjend John Stones për të shënuar gol në minutën e 50-të.

City do ta dyfishonte epërsinë duke shënuar gol në minutën e 83-të me anë të Fernandinhos.

Në finale, e cila pritet që të zhvillohet më 28 shkurt në Wembley, City do të përballet me Tottenhamin e Jose Mourinhos. 

(Kosova Sot Online)