Kur shkëlqen Messi atëherë edhe Barcelona fiton

  • A.P /
  • 06 January 2021 - 23:20
Kur shkëlqen Messi atëherë edhe Barcelona fiton

Leonel Messi e ka udhëhequr sot Barcelonën në Bilbao ku ka shënuar dy gola të mrekullueshëm për skuadrën katalunase. Ishte njëra prej ndeshjeve më të mira që Messi ka luajtur këtë sezon për Barcelonën.  

Barcelona ka fituar me përmbysje kundër skuadrës baske Athletic Bilbao, në të cilën ndeshje ka shkëlqyer gjeniu i futbollit Leonel Messi.

Athletic e nisi shumë më mirë këtë ndeshje pasi që ata kaluan në epërsi që në minutën e 3-të te ndeshjes ku shënoi Williams.

Por Barcelona do të shënonte golin e barazimit në minutën e 14-të.

De Jong e gjeti në një pozitë të mirë Pedrin e ku ky i fundit finalizojë në mënyrë maestrale për Barcelonën duke barazuar rezultatin.

Barcelona nuk e përfundoi këtu pjesën e parë.

Një bashkëpunim i mirë në mes të riut Pedri dhe Messi bëri që ky i fundit të shënonte golin e epërsisë për Barcelonën në minutën e 38-të.

Pjesa e dytë prapë ishte më e mirë për Barcelonën ku skuadra katalunase vazhdimisht e vinte në vështirësi skuadrën baske që ishin vendas.

Goli i tretë dhe i dyti i shënuar në këtë ndeshje për Messi erdhi nga bashkëpunimi në mes të tij dhe Antoine Griezmann që ishte në rolin e asistuesit.

Messi shënoi në minutën e 62-të.

Pas këtij goli Bilbao disa herë e vuri në vështirësi Barcelonën derisa e ngushtoi epërsinë në minutën e 90-të ku shënoi Muniain.

Por, ky gol nuk mjaftoi dhe Barcelona kthehet në Kataloni me 3 pikë dhe ngritët në vendin e tretë me 31 pikë në La Ligë, 7 më pak se Atletico Madrid që është në vendin e parë dhe 5 më pak se Real Madrid që është në vendin e dytë.

Por Atletico Madrid ka dy ndeshje më pak të zhvilluara se sa Barcelona dhe Real Madridi.


(Kosova Sot Online)