
Zhegrova kërkon që të ndihmohet Enver Xhokli, mbeti i lënduar nga shpërthimi i bombolës në Ferizaj

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova ka kërkuar të ndihmohet kuzhinieri Enver Xhokli.
Xhokli mbeti i lënduar rëndë nga shpvrthimi i një bombole gazi në Ferizaj ditë më parë.
Futbollisti i Baselit përmes rrjetit social “Instagram” kërkon nga ndjekësit e tij të ndihmohet me të holla familja e Xhoklit.
Madje, ai ka shpërndarë dhe detajet e xhirollogarisë, derisa ka shkruar:
“Zot mëshiroj ata dhe mbroji. T’i ndihmojmë të gjithë së bashku, linkun e kemi këtu”.
(Kosova Sot Online)