Drenica zyrtarizon edhe transferimin e gjashtë, vjen nga SC Gjilani

  • A.P /
  • 08 January 2021 - 16:55
Drenica zyrtarizon edhe transferimin e gjashtë, vjen nga SC Gjilani

Drenica po vazhdon të sjellë lojtarë për të përforcuar skuadrën për pjesën e dytë të kampionatit (stinorin pranveror).

Skuadra tashmë ka siguruar shërbimet e mbrojtësit anësor, Erlis Frashëri.

Mbrojtësi nga Korça ka qenë pjesë e skuadrave të mëdha në Kategorinë Superiore në Shqipëri, si: Skënderbeu (Korçë), Teuta( Durrës), Besa (Kavajë), Tomori (Berat), Partizani (Tiranë), Himara (Himarë), Luftëtari (Gjirokastër), KF Kamza (Kamëz), kurse se fundmi u aktivizua edhe në Kosovë ku ishte pjesë për dy edicione të skuadra e Gjilanit.

Frashëri, ka firmosur kontratë deri në përfundim të këtij edicioni me Drenicën më mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Mbrojtësi korçar është përforcimi i gjashtë i ekipit të Drenicës gjatë afatit kalimtar të janarit.


(Kosova Sot Online)