Dy asiste brenda dy minutave, kjo është nota e Xherdan Shaqirit

  • A.P /
  • 08 January 2021 - 23:15
Dy asiste brenda dy minutave, kjo është nota e Xherdan Shaqirit

Liverpooli mposhti 1:4 Aston Villën dhe siguroi kështu plasmanin në 1/16 e finales së FA Cup. Ndonëse hasi në vështirësi në pjesën e parë, Liverpooli u “zhbllokua” në të dytën.

Pas një mungese të gjatë, Xherdan Shaqiri u inkuadrua në lojë për Liverpoolin në minutën e 61-të, për të bërë menjëherë dy asistime.

Fillimisht në minutën e 63-të asistoi për Manen, kurse pas dy minutave asistoi edhe për Salahun.

Për gjysmë ore sa luajti, Shaqiri nga “Whoscored” u vlerësua me notën 7.65. Lojtari i ndeshjes ishte Mane me notë 9.08. 


(Kosova Sot Online)