
Qaka sërish afër ndërrimit të skuadrës

Çdo afat kalimtar është ai i duhuri për Kamer Qakën për të ndërruar skuadrën, me mesfushorin shqiptar i cili pas 6 muajsh te Kongsvinger në ligën e dytë norvegjeze do të largohet sërish.
“Tuttomercatoweb” raporton se Sion ka arritur marrëveshjes me Kongsvinger për transferimin e mesfushorit, i cili ishte ftuar më parë nga Christian Panucci edhe në kombëtaren e Shqipërisë.
Qaka pritet të vihet nën urdhrat e Fabio Grosso te Sion dhe objektivi i tij të rikthehet në formën e mëparshme.
25-vjeçari shpërtheu te Politechnica Iasi para tre vitesh dhe FCSB pagoi rreth 400 mijë euro për transferimin e tij, por te Steaua ai nuk përmbushi pritshmëritë dhe u largua shpejt.
(Kosova Sot Online)