Kuka: Ndër ditët më të bukura në jetën time sportive si trajner

  • A.P /
  • 11 January 2021 - 18:09
Kuka: Ndër ditët më të bukura në jetën time sportive si trajner

Distria Krasniqi, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova fituan medalje në Mastersin e Dohas në Katar, duke treguar sukses të jashtëzakonshëm.

Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë, kurse Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova u stolisën me medalje të bronzta.

E i lumtur sot është trajneri, Driton Kuka. Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, e cilësoi ditën e sotme si ndër më të bukurat në jetën e tij sportive si trajner.

Nesër do ta shohim në tatam xhudistin Akil Gjakova, kurse të mërkurën do të paraqitet edhe Loriana Kuka. 

(Kosova Sot Online)