
Dita e parë e Mastersit të Dohas: Kosova, e katërta në botë

Xhudistet kosovare, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi shkëlqyen sot në Mastersin e Dohas duke arritur të stolisen me medalje.
Distria fitoi të artën, ndërsa Majlinda dhe Nora u kurorëzuan me medalje të bronzta.
Tashmë kanë përfunduar garat e ditës së parë të Mastersit të Dohas, kurse Kosova është renditur në mesin e shteteve më të mira.
Me një të artë dhe dy të bronzta, Kosova zë vendin e katërt pas ditës së parë në këtë garë.
(Kosova Sot Online)