Tërhiqet shorti i FA Cup, Man Utd përballë Liverpoolit

  • A.P /
  • 11 January 2021 - 20:58
Tërhiqet shorti i FA Cup, Man Utd përballë Liverpoolit

Sot është tërhequr shorti për raundin e katërt në FA Cup, ku spikat një duel tejet interesant.

Dy rivalët e sivjetmë për titull, Manchester United dhe Liverpool do të përballen mes vete qysh në raundin e katërt.

Short i lehtë ishte për Manchester Cityn, i cili përballet me Cheltenhamin,

Arsenali në anën tjetër do të ndeshet me Southamptonin ose Shrewsburyn.

Chelsea do të ketë punë me Luton, kurse Tottenham përballet me Wycomben. 

(Kosova Sot Online)