Konfirmohet data e superkupës se Italisë

  • A.P /
  • 12 January 2021 - 18:56
Konfirmohet data e superkupës se Italisë

Superkupa e Italisë në mes të Juventus-Napoli do të mbahet më 20 janar në stadiumin Mapeo ka konfirmuar shefi i Serie A, Luigi De Siervo.

Ka pasur raporte që presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis dëshiron që të shtyhet deri në maj kjo ndeshje, madje ka pasur edhe një takim  në mes të fituesit të kupës më 2019-20 dhe fituesit të Skudetos.

“Ishte vetëm një provokim”, ka siguruar për gazetarët De Siervo.ç

“Ndeshja do të jetë e mbyllur, këto zotime do të respektohen”.

Juve dhe Napoli do të përballen në një territor neutral dshe ai është stadiumi Mapei në Reggio Emilia, që njihet si shtëpia e klubit Sassuolo në Serie A.

Në vitet e fundit, kjo ndeshje është zhvilluar jashtë Italisë, por për shkak të pandemisë Covid-19 dhe për shkak se ende nuk lejohen fansat në stadiume, është vendosur që të mbahet në Itali. 

(Kosova Sot Online)