Zyrtare: Torino shkarkon trajnerin

  • A.P /
  • 18 January 2021 - 20:21
Zyrtare: Torino shkarkon trajnerin

Klubi nga Serie A, Torino ka shkarkuar trajnerin Marco Giampaolo pas rezultateve të dobëta këtë sezon.

Ishte vet klubi italian i cili e konfirmoi këtë përmes një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter.

Aktualisht, Torino gjendet në vendin e 18-të me vetëm 13 pikë të grumbulluara.

Para aventurës së tij me Torinon, Giampaolo ishte trajner i Milanit për pak kohë, kurse gjatë karrierës së tij si trajner, ai ka qenë pjesë vetëm e klubeve nga Italia.

(Kosova Sot Online)