
Zyrtare: Ivan Koljevic basketbollist i Trepçës

Trepça ka reaguar menjëherë pas lëndimit të Erving Walker.
Kjo pasi minatorët kanë gjetur akordin me fundorin e disa skuadrave të njohura, Ivan Koljevic.
Koljevic, që së fundi ka djersitur fanellën e Zetas në Mal të Zi, do të mundohet që t’i ndihmojë ekipit mitrovicas drejt objektivave.
Arritjen e marrëveshjes e ka konfirmuar vetë klubi zigjelbër.
(Kosova Sot Online)