Cornella e dërgon në vazhdime Barcelonën

  • A.P /
  • 21 January 2021 - 22:52
Cornella e dërgon në vazhdime Barcelonën

Skuadra e vogël nga një qytezë e Katalonisë, UD Cornella e ka dërguar Barcelonën në vazhdime në ndeshjen e raundit të 32 skuadrave më të mira të Kupës së Mbretit. Ndeshja ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0

Edhe Barcelona do të luajë dy shtesa nga 15 minuta kundër skuadrës së Cornellës. 

90 minuta lojë në mes të këtyre dy skuadrave kanë përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.

Pjesa e parë kaloi me dominim  të Barcelonës. Madje skuadra katalunase kishte mundësi që të shënonte në minutën e 39-të nga penalltia por që atë e huqi Pjanic.

Edhe pjesa e dytë ishte më e dominuar nga Barcelona pasi që pati më shumë se 76 për qind posedimin e topit dhe bëri diku 11 tentime për gol dhe pati tri goditje në portë.

Edhe në pjesën e dytë Barcelona ka mundur të shënojë gol, nëse Dembele nuk do ta huqte penalltinë që u akordua për ta në minutën e 79-të.

Por, pavarësisht se kishin pak posedimin, skuadra e Cornellas arriti që të sulmojë nëntë herë Barcelonën dhe pati një goditje brenda kornizave të portës nga Neto.

(Kosova Sot Online)