Goli mahnitës i Florent Muslijajt nga gjuajta e lirë
Florent Muslija ka lënë mbresa në Bundesliga 2 të dielën, duke i ndihmuar skuadrës së vet Hannover ta triumfojë 5:2 kundër Nurbergut me një gol dhe një asist.
Përfaqësuesi i Kombëtares së Kosovës Muslija u fut në lojë nga stoli në 25 minutat e fundit për ta shënuar golin e katërt të Hannoverit dhe për ta krijuar të pestin në stadiumin Max-Morlock.
Ai shënoi gol në minutën e 72-të, shtatë minuta pasi u fut në lojë dhe pastaj asistoi për Patrick Twumasi, i cili e vulosi fitoren e Hannoverit në minutën e 86-të.
(Kosova Sot Online)
