Edhe pse nuk e njohim Kosovën, s’do të thotë që s’do të marrim pjesë në gara me ta

  • A.P /
  • 28 January 2021 - 18:51
Edhe pse nuk e njohim Kosovën, s’do të thotë që s’do të marrim pjesë në gara me ta

Në ciklin eliminator për Kupën e Botës, “Katar 2022”, Spanja do të përballet me një “rival politik”, Kosovën.

Pavarësia e Kosovës nuk njihet nga Spanja, kështu ka pasur shumë debat në lidhje me ndeshjet mes të dyja vendeve.

Ministrja e Jashtme e Spanjës, Arancha Gonzalez Laya e ka “thyer” akullin në lidhje me këtë çështje.

“Edhe pse Spanja nuk e njeh Kosovën si një shtet i pavarur, nuk do të thotë se Spanja nuk merr pjesë në një garë ku merr pjesë Kosova”, ka thënë ajo, transmeton “Marca”.

Në këtë mënyrë, pozicionimi i qeverisë spanjolle është i qartë dhe do të “zgjidhet” në bazë të rregullave të FIFA-së.

Është përfolur shumë për mundësinë që ndeshja të luhet në terren neutral, por që ende nuk ka diçka konkrete.

Kosova do të luajë me Spanjën fillimisht në fund të muajit mars, e më pas në Prishtinë në Fadil Vokrri në fillim të shtatorit po ashtu në vitin 2021.


(Kosova Sot Online)