
Goli i Kasamit dhe asisti i Zhegrovës

Pajtim Kasami e ka gjetur golin në Zvicër me Baselin.
Ai ka shënuar kundër Sionit, në ndeshjen që po zhvillohet në kuadër të Superligës së Zvicrës.
Kasami shënoi për 2-0 në minutën e 25-të.
Për këtë gol asistoi sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhagrova, që e ka nisur titullar këtë sfidë.
(Kosova Sot Online)