
Prishtina triumfon ndaj ekipit rus

Prishtina triumfon në ndeshjen e parë miqësore që zhvilloi në kuadër të fazës përgatitore që po e zhvillon në Antalia të Turqisë. Bardhekaltrit fituan 2-1 ndaj skuadrës ruse Orenburg.
Futbollistët e drejtuar nga trajneri Zekirija Ramadani shënuan nga një gol në secilën pjesë.
Ndeshjen e zhbllokoi mesfushori i talentuar, Qëndrim Zyba, me një gol të bukur në pjesën e parë. Sapo nisi fraksioni i dytë, anësori gjilanas Leonit Abazi, ish-futbollist i Skënderbeut, realizoi për Prishtinën për 2-0.
Në fund të takimit rusët shkurtuan në 2-1 diferencën, por pa mundur të shmangnin humbjen.
Kuptohet që në sfida të tilla trajnerët bëjnë zëvendësime të shumta, për t’i dhënë ngarkesë fizike të gjithë lojtarëve.
(Kosova Sot Online)