
Drita zyrtarizon edhe një futbollist të huaj

Klubi futbollistik, FC Drita në vazhdën e përgatitjeve në Antalya ka arritur që me sukses ta mbyll edhe një marrëveshje me lojtarin nga Nigeria, Henry Onoka Austine, pasi edhe ky sikurse Esosa ishin në prova me ekipin.
22-vjeçari Henry luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë dhe vjen nga ekipi Menemenspor që bën gara në ligën e parë turke.
Henry ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë me ekipin dhe klubi po shpreson në kontributin e tij në vazhdim të kampionatit.
“Për mua është kënaqësi e madhe të jem pjesë e një klubi që është kampion dhe që lufton për trofe. Shpresoj që të bëj më të mirën për klubin dhe për tifozët e që me sa kam informacion janë më të mirët e këtij vendi” – tha ai për faqen e klubit gjilanas.
(Kosova Sot Online)