Ndeshjet e Final 8 zhvillohen me tifozë

  • A.P /
  • 31 January 2021 - 11:56
Ndeshjet e Final 8 zhvillohen me tifozë

Ndeshjet e Final 8 që mbahet në Suharekë do të luhen në praninë e tifozëve.

Organizatori i këtij eventi, Ylli njoftoi që ndeshjet e Final 8 Kupa e Kosovës në basketboll do të jenë të pranishëm 200 shikues.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi suharekas në faqen e tyre në Facebook.

“Natyrisht basketbolli luhet për shikues dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, në vendin ku ky sport është më shumë se sport” – shkroi mes tjerash klubi Ylli.

Kujtojmë se FBK ia besoi organizimin e Final 8 Yllit, pasi paraprakisht Rahoveci u tërhoq.

(Kosova Sot Online)