
“Van Aanholt është mjaftueshëm i mirë për Arsenalin”

Trajneri i “Shqiponjave” mendon që holandezi ka kualitete që mund ta dërgojnë atë në një nivel më të lart, por nuk e di nëse do të largohet këtë muaj
Patrick van Aanholt është mjaftueshëm i mirë për të luajtur për Arsenalin, thotë trajneri i tij Roy Hodgson, i cili ka folur për thashethemet që thonë se ylli i Crystal Palace do të kalojë në Emirates Stadium.
Topxhinjtë raportohet që do të tentojnë një lëvizje të minutave të fundit për Van Aanholt, me Mikel Arteta që për momentin nuk ka shumë zgjidhje për pozitën e mbrojtësit të majtë për shkak të lëndimeve të shpeshta të Kieran Tierney.
Mbrojtësi i Palace ka kaluar katër vitet e fundit në Selhurst Park, ku ka pasur 123 paraqitje me klubin në të gjitha garat, por kontrata e tij pritet që të skadojë në qershor.
Arsenali ka kohë deri në ora 12 të natës të hënën për ta arritur një marrëveshje me Van Aanholt, i cili bëri një paraqitje të mirë në fitoren e Palace 1-0 në shtëpi në vikend.
Hodgson mendon që holandezi ka aftësi që të lërë gjurmë në Emirates, por ka thënë se ai nuk ka dëgjuar ndonjë gjë që mbrojtësi anësor të transferohet në një ekip tjetër të Londrës.
“Jo, nuk di asgjë për këtë. A është ai mjaftueshëm i mirë për Arsenalin? Po, por do të ishte një befasi e vërtetë për mua”, ka thënë trajneri i Shqiponjave të hënën për media.
(Kosova Sot Online)