BC Partners tërhiqet nga blerja e Interit

  • A.P /
  • 01 February 2021 - 19:50
BC Partners tërhiqet nga blerja e Interit

Raportohet se BC Partners janë tërhequr nga gara për të blerë shumicën e aksioneve të Interit

Fondi britanik filloi një shqyrtim të financave të Interit në janar, por sipas Sky Sport Italia, ata nuk kanë kontaktuar me drejtorët e Interit për më shumë se një javë.

Si shtesë e kësaj, Suning dhe BC Partners kanë dështuar për t’u pajtuar për vlerën e klubit gjatë këtyre takimeve që janë zhvilluar në javët e fundit.

Kështu që, burime nga Interi të cituara nga Sky Sport Italia, beson që BC Partners nuk janë të interesuar që të blejnë më aksione të klubit.

Sipas raportit, megjithatë, janë disa fonde të tjera që kanë filluar bisedat për të blerë aksione.

Suning dëshiron që të shes shumicën e aksioneve në klub pasi që Qeveria e Kinës ka ndaluar ndërlidhjen e mundshme të emrave të kompanive të saj me klube të futbollit, pasi që kjo po ndikon në strategjitë ekonomike të vendit komunist. 


(Kosova Sot Online)