
Barcelona ia ka borxh Messit 63.5 milionë euro

Barcelona është në gjendje të keqe financiare, e cila gjë është diskutuar shumë, por ajo është më e keqe se sa mendohet pasi që klubi nuk ka paguar pagat e tërë lojtarëve të skuadrës së parë
Ta rikujtojmë që Blaugrana është në borxhe prej 1.173 miliard euro, ku 730 milionë euro janë borxhe afatshkurtra.
Cadena Cope ka raportuar sot që klubi i ka borxh lojtarëve paga dhe një ndër këta është Lionel Messi. Barcelona është dashur që t’ia paguajë atij 72 milionë euro para fundit të janarit, por janë paguar vetëm 8.5 milionë euro, që do të thotë se klubi i ka borxh atij 63.5 milionë euro bashkë me pagën dhe të drejtat e imazhit.
Pak javë më parë, skuadra e Barcelonës arriti një marrëveshje që të shtyjë për një kohë një pjesë të fitimeve këtë sezon për në vitet e ardhshme. Kjo i kurseu klubit 172 milionë euro.
(Kosova Sot Online)