Manaj huazohet në ekipin e kategorisë së dytë turke

  • A.P /
  • 01 February 2021 - 21:19
Manaj huazohet në ekipin e kategorisë së dytë turke

Sulmuesi kosovar Arb Manaj ka ndërruar ambient por jo vend në Turqi

Manaj është zyrtarizuar në orët e natës sonte si futbollist i ekipit të kategorisë së dytë turke Balëkesirspor Kulübü.

Futbollisti kosovar ishte transferuar të Ankaraja gjatë afatit të kaluar të verës.

Por, minutat e vogla që pati në ekipin e Ankarasë bën që ai të huazohet për të marrë përvojë në ekipin e kategorisë së dytë.

“Ishte e vështirë, por mirëserdhe Arb Manaj”, ka shkruar klubi në faqen e tyre zyrtare.

Para se të transferohej në Turqi Manaj ka luajtur për Trepçën 89 dhe KF Dukagjinin.


(Kosova Sot Online)