Liverpool transferon mbrojtësin e Preston, Ben Davies

  • A.P /
  • 01 February 2021 - 23:12
Liverpool transferon mbrojtësin e Preston, Ben Davies

Mbrojtësi 25 vjeçar ka kompletuar kalimin të kampionët e Premier Ligës në ditën e fundit të afatit kalimtar

Liverpoli ka kompletuar transferimin e mbrojtësit Ben Davies nga Preson për 1.6 milion funte.

Reds do të paguajnë fillimisht 500 000 funta për mbrojtësin 25 vjeçar kurse 1.1 milion tjera do të pagohen në bazë të paraqitjeve dhe bonuseve.

Davies ka kaluar testet mjekësore të hënën në mëngjes pasi që Liverpooli pasi që kalimi i tij në Celtic dështoi. Ai ka nënshkruar kontratë afatgjate dhe pritet që të stërvitet me skuadrën e tij të re të martën.

Liverpool po ashtu pritet që të blejë edhe Ozan Kabak, i cili do ti bashkohet fillimisht si i huazuar ekipit nga Schalke me opsion blerjen për 18 milionë funte në verë.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që jam këtu. Është një mundësi e mirë për mua. Natyrisht, ishte paksa befasi për muaj kur më është thënë se Liverpool me kërkon. Është një mundësi e jashtëzakonshme për muaj. Do të ishte dobësi nga ana e ime nëse nuk do të mësoja nga këta lojtarë që janë ndër më të mirët në botë”. 


(Kosova Sot Online)