Liverpool kompleton huazimin e Kabak

  • A.P /
  • 01 February 2021 - 23:31
Liverpool kompleton huazimin e Kabak

Liverpooli ka kompletuar transferimin e Ozan Kabal nga Schalke 04 si të huazuar deri në fund të sezonit kurse marrëveshje pritet që të hyjë në procedura ndërkombëtare

Mbrojtësi 20 vjeçar do të jetë për pjesën e mbetur të sezonit 2020-21 me Reds pasi ai ka nënshkruar kontratë për huazim në ditën e fundit të transferove.

Kabak do ta kompletojë kalimin nga Gjermania në Merseyside në fund të kësaj jave.

Turku do të vijë në Anfield pas dy viteve në Bundesliga, ku ai ka prezantuar VfB Stuttgart para se ti bashkohet Schalkes në korrik të vitit 2019.

Para kalimin në Gjermani, Kabal është rritur nga akademia e Galatasaray, ku pati paraqitje në Ligën e Kampionëve në katër ndeshje gjatë sezonit 2018-19.

Ai ka edhe shtatë paraqitje për Kombëtaren e Turqisë.

Ai do ta vesh numrin 19 me Liverpool. 


(Kosova Sot Online)