
Fitore dramatike e Barcelonës, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Barcelona mezi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Katalunasit ishin në disavantazh 2-0 deri në minutën e 88 të ndeshjes por ata arritën të barazojnë dhe ta dërgojnë ndeshjen në vazhdime. Pas vazhdimeve Barcelona fitoi me rezultat 3-5, ku arriti që të shënojë 3 gola.
Barcelona është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit pasi ka eliminuar më shumë vështirësi skuadrën e Granadas.
Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Granadan pasi që ata arritën që të shënojnë gol që në minutën e 33-të ku shënoi Kenedy.
Kjo pjesë përfundojë me këtë epërsi minimale 1-0.
Në pjesën e dytë, Granada do të shënonte përsëri shumë shpejt.
Goli i tyre erdhi në minutën e 47-të ku shënoi sulmuesi veteran Roberto Soldado.
Pas pësimit të golit të dytë Barcelona ishte shumë e mirë dhe vazhdimisht bëri presion.
Presioni ju shpagua dhe Barcelona do ta shënonte golin e parë në minutën e 88.
Ishte një autogol që u shënua si pasojë e presionit të Messi dhe Griezmann.
Barcelona arriti që ta barazon rezultatin tek në minutën e dytë shtesë të ndeshjes ku shënoi Jordi Alba.
Pas barazimit do të luhen edhe dy shtesa me na 15 minuta.
Në vazhdime Barcelona ndezi motorët dhe arritën që të shënojë edhe tre gola të tjerë. Në minutën e 100-të te ndeshjes gol për Barcelonën do të shënonte Griezman ku Jordi Alba do të shënonte gol.
Megjithatë, Granada do të kthehej në lojë përsëri ku do ta barazonte rezultatin në minutën e 103-të ku Fede do të shënonte gol nga penalltia.
Megjithatë, Barcelona do ta vazhdonte presionin dhe shënoi golin e katër në minutën e 108-të ku realizator ishte Franky de Jong.
Jordi Alba do ta vuloste fatin e këtij takimi duke shënuar në minutën e 113-të.
Kjo fitore e dërgon në gjysmëfinale skuadrën e Barcelonës.
(Kosova Sot Online)