
Immobile: Lazio ka kthyer formën si para izolimit

Ciro Immobile beson se Lazio janë kthyer në formë si para “izolimit” pasi kanë arritur pesë fitore rresht në Serie A. “Ne tashmë e kemi thënë atë që është dashur ta themi”.
Bardhekaltërit janë duke u ngritur në tabelë derisa arritën një fitore të madhe kundër Atalantës si mysafirë 3-1 të dielën e kaluar.
“Ne e shohim Lazion që është kthyer në formën si para izolimit”, tha Immobile për Sky Sport Italia.
“Ne jemi në një moment të mirë, si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht, madje edhe atëherë kur e dimë që momentet tonë të vështira janë diku në qoshe të fushës”.
“Në fund të fundit, në e përjetuam këtë vitin e kaluar dhe e kuptuam që nëse e humbim koncentrimin apo përkushtim, do të vuajmë”.
Lazio ishte në krye të Serie A para vetizolimit në marsin e vitit 2020, por ra shumë pasi që rifilloi kampionati.
Ata në atë kohë e kishin avantazhin pasi që nuk luanin në gara të tjera.
Kurse tani, Lazio po përgatitet për ndeshjen e 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve ku do të luajë kundër Bayern Munichut derisa është kthyer në garë për të hyrë në top katërshe në Serie A.
“Ne lëshuam shumë pikë dhe e vendosëm vetveten në situata të vështira, por ia dolëm mirë dhe tani jemi kthyer. Tani jemi mirë dhe dëshirojmë ta themi fjalën tonë”.
(Kosova Sot Online)