Arteta: Dominuam, nuk e merituam humbjen

  • A.P /
  • 06 February 2021 - 18:51
Arteta: Dominuam, nuk e merituam humbjen

Arsenali u mposht me rezultat minimal 1:0 nga Aston Villa në kuadër të javës së 23-të në Premierligë.

Pas kësaj humbje ka reaguar edhe trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta.

Ai tha se ishin më të mirë dhe nuk e merituan humbjen.

“Me të vërtetë një paraqitje e fortë. Ne dominuam tërë lojën, dominuam në secilën pjesë të fushës. Nuk e merituam humbjen, duhej të fitonim”, ka thënë Arteta.

Pas 23 xhirove, Arsenali gjendet në vendin e 10-të me vetëm 31 pikë të grumbulluara.

(Kosova Sot Online)