
I papërmbajtshëm Rexhbecaj, shënon dy gola për t’ia siguruar fitoren Kolnit

Elvis Rexhbecaj ishte protagonisti kryesor i Kolnit në fitoren 1:2 në udhëtim ndaj Borussia Monchengladbach.
Rexhbecaj shënoi të dy golat për ekipin e tij në minutat 3 dhe 55 duke treguar edhe njëherë potencialin e tij.
Me fitore Koln shkon në kuotën e 21 pikëve dhe gjendet në pozitën e 14-të. Kurse Monchengladbach me humbje mbetet në pozitën e 7-të me 32 pikë.
Deri tash këtë edicion, Rexhbecaj ka shënuar pesë gola dhe ka bërë tri asistime.
(Kosova Sot Online)