Genoa vazhdon me formë të lartë, “nënshtron” Napolin

  • A.P /
  • 06 February 2021 - 23:12
Genoa vazhdon me formë të lartë, “nënshtron” Napolin

Me Davide Ballardinin, Genoa është shndërruar në një ekip të frikshëm për kundërshtarët.

Ekipi ligur mposhti edhe Napolin me rezultatin 2-1 duke regjistruar fitoren katërt në pesë ndeshjet e fundit në të cilat ka grumbulluar 13 pikë duke u ngjitur në vendin e 11-të renditjes.

Për Napolin e Gattusos kjo disfatë konsiderohet shumë rëndë pasi cënon ndjeshëm objektivat dhe vë ne diskutim edhe të ardhmen e Ringios.

2 gola të shpejtë të veteranit Goran Pandev në pjesën e parë i hapën rrugën suksesit të Genoas.

Të kaltrit shkurtuan shifrat me Politanon në minutën e 79-të por vetëm kaq pasi tre pikët shkuan për Genoan.

Amir Rrahmani u inkkuadrua në minutën e 69-të, duke e zëvendësuar Manolas.

(Kosova Sot Online)